Në vendkalimin kufitarë "Tabanoc" koha e pritjes është rreth 30 minuta
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se nga data 01.09.2025 ka filluar një fazë e re e aktiviteteve ndërtimore, përkatësisht është vendosur një ndryshim i përkohshëm në regjimin e trafikut - semaforë të përkohshëm me kalim alternativ të automjeteve gjatë rehabilitimit të urës së Zdunjës (urës mbi lumin Vardar), rrugës shtetërore A2, seksionit Gostivar - Strazhë për një periudhë prej 6 (gjashtë) muajsh.
Nga atje poashtu thonë se nga sot (12.09.2025 e premte), do të fillojnë aktivitetet ndërtimore - sanimi i një rrëshqitjeje dheu në rrugën rajonale R1202, seksioni Kosovrasti - Melniçki Most, gjegjësisht do të vendoset një ndryshim i përkohshëm i regjimit të trafikut deri në përfundimin e aktiviteteve.
Nga LAMM thonë nga ora 7:20 është devijuar trafiku përmes pompës së benzinës "Diezel" për automjetet e rënda në vendkalimin kufitarë "Bllacë".
Nga atje thonë se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.
"Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimin kufitarë "Tabanoc" ka frekuentim të shtuar të automjeteve, koha e pritjes është rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi", thonë nga LAMM./Telegrafi/






























