LAJMI I FUNDIT:

Në vend të Ballkanit, Lindja e Mesme: Trump po e emëron Grenellin si emisar për Iranin?

Në vend të Ballkanit, Lindja e Mesme: Trump po e emëron Grenellin si emisar për Iranin?

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, tashmë ka emëruar një numër të madh njerëz të besuar të tij në poste të rëndësishme në administratën e ardhshme dhe një emër ka mbetur, deri më tani, jashtë kabinetit. Bëhet fjalë për Richard Grenell.

Pavarësisht nga njoftimet se ai mund të jetë edhe Sekretar amerikan i Shtetit, sipas një raporti të reuters, Grenell do të duhet të kënaqet me postin e të dërguarit special të SHBA-së për Iranin.

Raporti i reuters u nda nga vetë Trump në rrjetin social TruthSocial, duke thënë se “Grenell është një yll që do të marrë një pozicion të rëndësishëm”. Megjithatë, ai nuk ka konfirmuar drejtpërdrejt se Grenell do të emërohet në këtë post.


Grenell është një nga besnikët e presidentit të ri amerikan dhe në administratën e parë, ndër të tjera, ishte ambasador amerikan në Gjermani dhe i dërguari special për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Pikërisht për shkak të këtij angazhimi në Ballkan, emërimi i mundshëm i Grenellit në postin e Sekretarit amerikan të Shtetit, i cili më pas u plotësua nga Marco Rubio, ishte problematik për disa vende të Ballkanit, si Kosova dhe Bosnja e Hercegovina.

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Lexo po ashtu Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Grenell nuk i fsheh marrëdhëniet e mira me regjimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe me familjen e Donald Trumpit, konkretisht vajzën e tij, Ivanka dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, një plan i diskutueshëm për investimet në pasuri të paluajtshme në Shqipëri dhe Serbi me vlerë miliarda dollarë.

Pavarësisht ambicieve të larta, por edhe lidhjeve me Ballkanin, Grenell do të shkojë drejt Lindjes së Mesme, pra Iranit, në vend të Evropës Jugperëndimore. Megjithatë, vlen të theksohet se, duke ditur qëndrimin e Trumpit ndaj Iranit, Grenell do të jetë shpesh në qendër të vëmendjes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë tha Donald Trump për Gazën që ka shkaktuar kaq shumë shqetësim?

Çfarë tha Donald Trump për Gazën që ka shkaktuar kaq shumë shqetësim?

Botë
Tanku Leopard i ukrainasve i mbijeton dhjetë goditjeve nga dronë kamikaz të rusëve

Tanku Leopard i ukrainasve i mbijeton dhjetë goditjeve nga dronë kamikaz të rusëve

Evropa
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Pas Kroacisë edhe Mali i Zi bën thirrje për bojkot të supermarketeve, shkak ngritja e çmimeve

Pas Kroacisë edhe Mali i Zi bën thirrje për bojkot të supermarketeve, shkak ngritja e çmimeve

Mali i Zi
Udhëheqësit evropianë kritikojnë Musk-un që u tha gjermanëve të mos shohin 'nga e kaluara'

Udhëheqësit evropianë kritikojnë Musk-un që u tha gjermanëve të mos shohin 'nga e kaluara'

Evropa
Qeveria izraelite anulon udhëtimin e ministrit në Bruksel, duke përmendur kërcënime 'konkrete' të sigurisë

Qeveria izraelite anulon udhëtimin e ministrit në Bruksel, duke përmendur kërcënime 'konkrete' të sigurisë

Azia
Kalo në kategori