LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 68 pacientë me COVID-19, 13 janë në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 68 pacientë me COVID-19, 13 janë në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 62 pacientë me COVID-19.

Sipas një njoftimi për media, thuhet se sa i përket gjendjes së pacientëve pesë pacientë janë në respirator (CPAP), 43 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

“62 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 5 pacientë janë në Respirator (CPAP), 43 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.


Ndërkaq, siç thuhet në njoftim gjatë 48 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 401 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 90 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“11 lindje kanë qenë gjatë 48 orëve në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 10 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 11 foshnje, 6 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore. 343 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4320 analiza, ndërsa janë kryer 19 operacione”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori