LAJMI I FUNDIT:

Në spitalet e Maqedonisë po mjekohen 846 pacientë nga COVID-19

Në spitalet e Maqedonisë po mjekohen 846 pacientë nga COVID-19

Në 24 orët e fundit në qendrat kovid në spitalet në vend raportohet se trajtohen gjithsej 846 pacientë pozitivë ose të
dyshuar ndaj coronavirusit. Sipas raporteve të spitaleve të cilat mbërrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në bazë ditore, në  Spitalin në Manastir trajtohen 77 pacientë pozitivë ose të dyshuar ndaj Covid-19, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Në Spitalin në Shtip trajtohen 58 pacientë. Në Repartin Infektiv në Tetovë ka 47pacientë, në Veles 63 të sëmurë, ndërsa në  Kumanovë 117 pacientë pozitivë ose të dyshuar ndaj Covid-19. Në qendrën kovid në Ohër trajtohen 95 pacientë, në Prilep  128, në Gostivar 73, ndërsa në Strugë 34 të sëmurë.

Në Spitalin në Strumicë trajtohen 66 pacientë, në Koçan 18, në Kërçovë 21, në Kavadar 36, ndërsa në Gjevgjeli 13 persona  pozitivë ndaj coronavirusit. Duke pasur parasysh se numrat ndryshohen nga ora në orë, sipas pranimeve dhe lëshimit të  pacientëve nga spitalet.


Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë ose të dyshuar ndaj coronavirusit të cikët trajtohen në repartet infektive në  kryeqytet dhe në spitalet në vend është 1.335 dhe ka rreth 140 shtretër të lirë në qendrat kovid. Gjatë ditës po bëhen edhe  lëshime nga spitali të pacientëve të shëruar me çfarë do të lirohen shtretër shtesë.

Edhe krahas fluksit të madh të pacientëve në dhjetë ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë është në kontakt të  vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse ka nevojë, kapacitetet e reparteve kovid do të zgjerohen në mënyrë shtesë,  qëndron në kumtesë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori