LAJMI I FUNDIT:

Në shumë lagje e rajone të Prishtinës, të dielën do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë

Në shumë lagje e rajone të Prishtinës, të dielën do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë

Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” njofton konsumatorët e zonave të shërbimit: Kishnicë, Graçanicë, Hajvali, Veternik, Miradi e Epërme, Mati dhe Lagjja e Spitalit në Prishtinë se ditën e diel, më 5 qershor, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 07:00-19:00, gjithsej 12 orë.

Zonat që do të kenë reduktime të kohëpaskohshme brenda 12 orëve janë lagjet: Bregu i Diellit, Muhaxhirët, Dodona, Sofalia, Ulpiana, Dardania, Aktash.

Në zonat me reduktime mund të hyjë edhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), por do të mundohemi që me të gjitha mundësitë teknike operative të sistemit, të furnizojmë spitalin nga ndonjë sistem tjetër, ashtu siç kemi arritur ta bëjmë edhe herave të kaluara.


Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm , janë punimet teknike në kuadër të fazës së dytë të investimeve, konkretisht kyçja e tubave DN 600 dhe DN 400 te fabrika e përpunimit të ujit në Badoc, objekti i ri i filtrave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori