Shqipëria sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, ku moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin.

Temperaturat minimale do të jenë nga 18 deri në 25 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet pritet të shkojnë deri në 41 gradë Celsius.


Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 8-12m/s, njofton Tch.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.