Në galerinë ''Çifte Hamam'' do të hapet sonte ekspozita ''Fotografia bashkëkohore turke: 10 autorë - 10 motive'', kurator i së cilës është forografi i njohur turk, Tuna Akçaj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aktiviteti organizohet nga Qendra kulturore turke ''Junus Emre'' - Shkup, në bashkëpunim me Lidhjen e Fotografisë së Maqedonisë, ndërkaq do të jetë e hapur deri më 8 dhjetor.


Gjithsej dhjetë autorë turk do të prezantojnë nga gjashtë punime të tyre./Telegrafi/