Telegrafi

Në shkollën “Liria” në Marec dërgohen numër më i vogël i fletëvotimeve

Në Kosovë ka filluar procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme. Në disa vendvotime ka pasur parregullsi të ndryshme.

Edhe në fshatin Marec komuna e Prishtinës, një qytetare ka raportuar një parregullësipër RTV Dukagjinin.
Sipas saj në shkollën “Liria” në Marec, është dashur të dërgohen 90 fletvotime mirëpo janë dërguar vetëm 50.

Ajo ka thënë se këtë informatë e kishte marrë nga një ëvzhgues që gjendet në këtë shkollë.