LAJMI I FUNDIT:

Në Selanik protestohet kundër çështjes “Maqedonia”

Në Selanik protestohet kundër çështjes “Maqedonia”

Në Selanik do të organizohen dy protesta të ndryshme, në në ora 13:00 dhe një tjetër në ora 14:00.

Në qendër të këtij qyteti tashmë është ngritur një parullë me moton “Maqedonia është Greqia”, dhe do të protestohet kundër çështjes së emrit të Maqedonisë.

Organizatorët presin një mbështetje prej rreth 30 mijë qytetarësh për të kundërshtuar përfshirjen e fjalës “Maqedonia” në zgjidhjen e mundshme të çështjes së emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Protesta mbështetet nga partitë “Agimi i Artë” dhe “Lidhja e Centralistëve”, si edhe anëtarë të partisë “Grekët e Pavarur”.

Paraprakisht, një protestë tjetër do të mbahet në Selanik, që organizohet nga lëvizje majtiste dhe organizata anarkiste. Sipas njoftimit të tyre, ata do të protestojnë kundër nacionalizmit, pasi që si pas tyre, nacionalizmi do të thotë gjak, dhunë, luftë dhe vdekje./Telegrafi/