Të dhënat e publikuara në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë se në rajonin e Prizrenit, deri në ora 11:00, dalja më e madhe e votuesve ka qenë në Komunën e Mamushës me mbi 11%. Ndërkaq në Komunën e Dragashit deri në këtë orë kanë votuar më pak se 4% të votuesve.

Sipas KQZ-së në Komunën e Prizrenit, të drejtë vote kanë 182,939 votues dhe deri në ora 11:00 kanë votuar 10,019 votues ose 5.48%.


Në Komunën e Suharekës, të drejtë vote kanë 68,101 votues dhe deri në ora 11:00 kanë votuar 5,836 votues ose 8.57%.

Në Komunën e Dragashit, të drejtë vote kanë 40,263 votues dhe deri në ora 11:00 kanë votuar 1,587 votues ose 3.94%.

Në Komunën e Mamushës, të drejtë vote kanë 4,699 votues dhe deri në ora 11:00 kanë votuar 529 votues, ose 11.26%.

Drejtuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve bazuar në informatat e marra nga të gjitha komunat e Kosovës kanë bërë të ditur se zgjedhjet parlamentare 2025 po zhvillohen normalisht dhe pa ndonjë problem.  /Telegrafi/