Site icon Telegrafi

Në qoftë se assesi nuk mund t’i eliminoni njollat nga rrobat, futni gjatë natës – në frigorifer me ngrirje të thellë

Temperaturat e ulëta më së miri ndikojnë në njolla mbi të cilat tashmë keni kaluar hekurin e nxehtë, pra, pos që mund t’i eliminoni njollat, uji i ftohtë dhe ngrirja mund edhe të zbusin rrobën

Nëse kërkoni mënyrë që nga rrobat të eliminoni ndonjë njollë të fortë, mbase keni hasur në këshilla të cilat përfshijnë sodën e bikarbonatit, uthullën alkoolike apo madje edhe qumështin, por drejtori i Laundry Heap, Deyan Dimitrov argumenton se ndotja e vazhdueshme do të hiqet më lehtë në temperaturat jashtëzakonisht të ulëta, transmeton Telegrafi.

– Frigoriferi me ngrirje të thellë mund t’i eliminojë tërësisht njollat nga rrobat apo së paku të ndihmojë që njolla të zbehet dhe të zvogëlohet – thotë Dimitrov, por, gjithashtu, thekson që në njolla ndikon edhe njomja në ujë të ftohtë.

Temperaturat e ulëta, thotë ai, më së miri ndikojnë në njolla mbi të cilat tashmë keni kaluar hekurin e nxehtë, por, pos që rrobën do ta pastrojë, uji i ftohtë dhe ngrirja mund edhe t’i zbusin.

– Vestat e thurura do t’i zbusni duke i futur gjatë natës në frigorifer me ngrirje të thellë, thotë Dimitrov për “The Sun”, dhe shton se është zgjidhje e shkëlqyeshme për vestat e thurura me lesh të cilat ju janë një zgjidhje e shkëlqyeshme për pulovrat, leshi i të cilave ju thumbon, sepse fibrat fiksohen në vend në temperatura të ulëta.

Dhe për të mos u shqetësuar shumë me hekurosjen, ai këshillon të vendosni disa kube akulli në tharëse të rrobave: nxehtësia e tharëses, thotë ai, do të shkrijë akullin dhe do të formohet avulli që do të zbutë çdo rrudhë në rroba. /Telegrafi/

Exit mobile version