Telegrafi

Në Prishtinë organizohet ‘watch party’ e Fiba World Cup me plot shpërblime për pjesëmarrësit

Këtë të dielë do të mbahet finalja e kampionatit botëror, Fiba World Cup.

E kjo ngjarje e cila ndiqet me interesim edhe nga shumë njerëz në Kosovë, do të ndiqet live përmes një “watch party” që do të organizohet në kryeqytet.

Bëhet fjalë për eventin e organizuar nga 3×3 Prishtina në partneritet me Hyper Active.

Eventi do të fillojë në orën 13:00 dhe mbahet në ambientet e HyperActive në Prishtina Mall (Kati i dytë).

Krahas organizimit, do të ndahen edhe shumë shpërblime si: 10 nga 50 euro giveaway nga HyperActive dhe tri fanella sportive nga 3×3 Prishtina.

Në kuadër të aktivitetit do të përfshihen lojëra, dhurata dhe muzikë të shoqëruar nga DJ Enndzi. /Telegrafi/