LAJMI I FUNDIT:

Në periudhën e pandemisë janë liruar më shumë se 80 persona të privuar nga liria

Në periudhën e pandemisë janë liruar më shumë se 80 persona të privuar nga liria

Përfaqësues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut kanë takuar Adelina Jusufi, zëvendës koordinatore e Panelit për Lirim me Kusht, ndërsa u bë e ditur se në këtë periudhë janë liruar më shumë se 80 persona të privuar nga liria.

Në njoftimin për media thuhet se KMDLNj e informoi për detajet e projektit dhe kërkoi nga Paneli që ta mbështesë me informata për personat që Paneli ka liruar në kohë pandemie.

Jusufi tha se Paneli i Lirimit me Kusht ka qenë efikas në këtë kohë duke liruar më shumë se 80 persona të privuar nga liria, por edhe ato rastet që i kanë refuzuar e kanë shkurtuar kohën e refuzimit.


“KMDLNj kërkoi nga Paneli që të jenë më të hapur në informimin e personave të privuar lidhur me datat e mbajtjes apo trajtimit të lëndëve, njoftimin me kohë të të gjithë aplikuesve dhe njoftimin në formë të shkruar, por edhe që Paneli të jetë më ‘dorëlirë’ në këtë kohë pandemie, gjithnjë në përputhje me Ligjin”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim u tha se mbështetja humanitare për personat e privuar nga liria apo ata që janë liruar është siguruar nga KFOS dhe Rrjeti i Fondit të Hapur në Nju Jork që mbulon 185 familje në afatin tre mujor nga 170 euro. Kriter kryesor për përfituesit e mundshëm është gjendja ekonomike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Kalo në kategori