LAJMI I FUNDIT:

Në mot, ndoshta do të shndërrijnë dy diej në qiell

Në mot, ndoshta do të shndërrijnë dy diej në qiell

Ylli Betelgeuse mund të shndërrohet në një supernova, duke shndërritur qiellin gjatë natës për dy javë dhe praktikisht do të ngjajë gjatë ditës si një... Diell i dytë.

Doktor Brad Carter, profesor i fizikës në Universitetin e “South Queensland”, ka vërejtur humbjen progresive të masës së Betelgeuses, një nga yjet më të shndërritshme të yllësisë tonë, i vendosur në Renë e Orionit, një e dhënë e qartë e kolapsit të ardhshëm të saj, raporton Ikub.

Eventi, i konsideruar tashmë si i sigurt nga astronomët, mund të dojë pak kohë përpara se të ndodhë (ndoshta edhe miliona vite), por është e mundshme që Betelgeuse të shndërrohet në një supernova në vitin 2012, duke shndërritur qiellin gjatë natës për dy javë dhe praktikisht do të ngjajë gjatë ditës si një… Diell i dytë.

Ndër të tjera, më pas supernova do të provokojë formimin e një ylli neutronesh, apo një vrimë të zezë, që duhet të jetë larg plot 1.300 vite dritë nga Toka. Në momentin kur Betelgeuse do të bëhet një supernova, ajo do të lëshojë 99% të energjisë, e prodhuar nën formën e grimcave, që pa bërë dëm, do të përshkojnë planetin tonë.


Ky “rrebesh neutronesh”, sipas Carter, do të sjellë përfitime në Tokë, përderisa këto grimca formojnë të gjithë atë që ndodhet në Univers, përfshi materiale të çmueshme, prandaj supernova duhet të "rifreskojë" tokën tonë.