LAJMI I FUNDIT:

Në listën e 100 më të kërkuarve në Itali, kapen në Dibër dy të dënuar për vrasje

Në listën e 100 më të kërkuarve në Itali, kapen në Dibër dy të dënuar për vrasje

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar nga policia në Dibër me qëllim ekstradimin.

Në kuadër të operacionit të koduar “Difficult conditions” u vunë në pranga shtetasit Andon (alias Afrim) Sina, 51 vjeç,  dhe  Niko (alias Faslli) Sina, 48 vjeç, banues në fshatin Rreth Kale Dibër (kushërinj).

Këta shtetas janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Napolit në Itali në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim”,  dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”.


Këta shtetas në Komunen Griciniano d’Aversa, 22.09.1999, kanë vrarë me sende të forta dhe mjetë prerëse shtetasin shqiptar B.C dhe kanë plagosur rëndë shtetasin shqiptar F.S,  për arsye të lidhura me ndarjen e të ardhurave nga aktivitete të paligjshme.

Hetimet e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Policinë Italiane, kanë bërë të saktësohet rruga e ndjekur e të arratisurve dhe kështu u bë e mundur zgjerimi i fushëveprimit të hetimit dhe u gjet vendndodhja e tyre në fshatin Rreth-Kale Dibër. /euronews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Fotografi e rrallë e komandantit legjendar, historiani Abdullahu: Adem Jashari, në rëndomtësinë e autenticitetit të tij

Fotografi e rrallë e komandantit legjendar, historiani Abdullahu: Adem Jashari, në rëndomtësinë e autenticitetit të tij

Lajme
Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

Lajme
Tërmkolli: LDK është shpërfytyruar në një firmë private të Lulmir tuxharit, rugovianë, ku jeni?

Tërmkolli: LDK është shpërfytyruar në një firmë private të Lulmir tuxharit, rugovianë, ku jeni?

Lajme
​“Kemi arritur marrëveshje” -zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mexhiti: Ish-ushtarët e UÇK-së s’do të ndalohen më në kufi

​“Kemi arritur marrëveshje” -zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mexhiti: Ish-ushtarët e UÇK-së s’do të ndalohen më në kufi

Lajme
Grenell thotë se Smith e ngriti aktakuzën ndaj Thaçit, pasi kishte marrë informata të ndjeshme nga një zyrtar amerikan

Grenell thotë se Smith e ngriti aktakuzën ndaj Thaçit, pasi kishte marrë informata të ndjeshme nga një zyrtar amerikan

Lajme
“Tuneli kokëshkëmb i Murrizit”, kryeministri Rama publikon pamje

“Tuneli kokëshkëmb i Murrizit”, kryeministri Rama publikon pamje

Lajme
Kalo në kategori