Në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, përkatësisht Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka filluar procesi i repelimit të bagëtive në komunën e Rahovecit.

Ky trajtim i tillë është një masë e rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve, duke i parandaluar ato nga infektimi me parazitë të jashtëm dhe të brendshëm.


Përmes këtij njoftimi, Komuna e Rahovecit ka ftuar të gjithë fermerët të bashkëpunojnë me ekipet veterinare për realizimin e këtij procesi të domosdoshëm për mirëqenien e tufave dhe për një prodhimtari më të shëndetshme blegtorale.

Ndërsa tutje, kjo Komunë ka bërë të ditur që fermerët të cilët janë të interesuar per të marrë informacione më të detajuara, mund të kontaktojnë veterinerët e angazhuar në këtë projekt për komunën e Rahovecit. /Telegrafi/