LAJMI I FUNDIT:

Në kohën kur Serbia po lobon kundër pavarësisë, Kosova mbetet pa ambasador në Washington, Londër, Bruksel e Tokio

Në kohën kur Serbia po lobon kundër pavarësisë, Kosova mbetet pa ambasador në Washington, Londër, Bruksel e Tokio

Në kohën kur numri i njohjeve të shtetit të Kosovës ka shënuar ngecje, e ku në shumë nisma rajonale tentohet të shmangen simbolet shtetërore, kur Kosova ka pezulluar aplikimet në organizata ndërkombëtare si dhe kur shumë ish-ushtarë të UÇK-së po përballen me Gjykatën Speciale, Kosova ka mbetur pa ambasadorë në qendrat kryesore vendimmarrëse, siç janë Washingtoni, Brukseli, Londra, Tokio etj.

Në këtë periudhë kur Kosova e ka më se të nevojshme prezencën ndërkombëtare, mungesa e ambasadorëve në këto vende lë prapa prezantimin e agjendës dhe politikës shtetërore dhe qasjen proaktive të Kosovës karshi zhvillimeve të shumta politike në rajon dhe më gjerë.

Kosova ka mbetur pa ambasador në Bruksel, pasi që mandati i ambasadorit të deritashëm Bernard Nikaj ka skaduar. Kosova po ashtu ka mbetur pa ambasador edhe në Londër të Anglisë dhe tani për tani është me ushtrues detyre.


Pa ambasador Kosova ka mbetur edhe në Tokio të Japonisë, pasi që ambasadorit të deritashëm Leon Malazogu i ka skaduar mandati. E njëjtë ka ndodhur edhe në Sofje të Bullgarisë ku ambasadori Edon Cana ka kërkuar kthimin e tij pas përfundimit të mandatit.

Rasti i njëjtë është edhe në Tajlandë, ku tashmë Muhamet Brajshori i cili kishte qenë ambasador në këtë shtet, është emëruar zv.ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës.

Time Kadrijaj

Lidhur me këtë çështje, kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Time Kadrijaj ka thënë për Telegrafin se MPJ është duke punuar në këtë drejtim.

“Ministria është duke punuar e konsoliduar pas kthimit të shumë ambasadorëve e zyrtarëve tjerë të ambasadave. E kemi pas ministren në takim e prapë do ta ftojmë e ku do të diskutohen edhe këto çështje”, u shpreh Kadrijaj.

Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi e ka quajtur fatkeqësi për vendin tonë që kemi mos koordinim dhe një keqmenaxhim në mes të institucioneve që sipas ligjit janë vendimmarrës në dërgimin e ambasadorëve.

“Problemi që Kosova e ka në mos-emërimin e Ambasadorëve apo Shefave të Misioneve në vendet kyçe siç janë, Washingtoni, Londra, Brukseli, e kam cekur në takim e përbashkët të Komisionit për Punë të Jashtme me ministren Haradinaj-Stublla që e kemi pasur më datë 13 tetor 2020. Ashtu siç e parasheh Ligji për Shërbim të Jashtëm në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike (1961), përveç përfaqësimit në shtetin pranues dhe në organizata ndërkombëtare shefi i misionit diplomatik jep edhe deklarata dhe mban qëndrime në emër të Republikës së Kosovës. Ky zë sot mungon, kur ne si shtet kemi nevojë më shumë se kurrë në mbrojtjen e të vërtetës, dinjitetin, shtetin dhe mbi të gjitha ata që janë me meritorët që në sot e gëzojmë lirinë”, u shpreh Shoshi-Musliu.

Ariana Musliu-Shoshi

Ajo ka shtuar se në Komisionin ku ajo është anëtare ky problem nuk është diskutuar pasi që bazuar në Ligjin për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik, këtë detyrë i’a mvesh Ministrisë, e cila me pëlqimin e Qeverisë ia dërgon emrin e kandidatit për Ambasador ose Shef Misioni, Komisionit për Punë të Jashtme për vlerësim, dhe pas kësaj Komisioni ia raporton rezultatet Presidentit, Kryeministrit dhe Ministres/it për Punë të Jashtme për veprime të mëtutjeshme.

Musliu-Shoshi më tej ka theksuar se si deputete dhe anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të kërkoj që emërimi i ambasadorëve të përshpejtohet.

“Në muajin e kaluar e kemi mbajtur një takim me ministren Haradinaj- Stublla e kam ngritur si shqetësim këtë çështje. Ajo tregoi se procesi është duke u zhvilluar sipas ligjit në emërimin e ambasadorëve në këto shtete kyçe për shtetin tonë. Në të njëjtën kohë, si deputete dhe anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme, do të kërkoj që procesi i emërimit të Ambasadorëve të përshpejtohet duke i respektuar ligjet në fuqi”, u shpreh Shoshi-Musliu.

Në anën tjetër anëtari i Kryesisë së LVV-së, Kreshnik Ahmeti ka thënë se mungesa e ambasadorëve kudo në misionet diplomatike të Republikës së Kosovës, por në veçanti në vendet kyçe për interesat ndërkombëtare të vendit, është simptomë e tri fenomeneve të dëmshme që kanë ndodhur, dhe me kabinetin aktual po vazhdojnë të ndodhin, në Shërbimin e Jashtëm të vendit.

Kreshnik Ahmeti

“1. Caktimi i diplomatëve politik përmbi normën e lejuar ligjërisht, e cila parasheh që maksimalisht 50% e shefave të misioneve mund të jenë politik, ndërsa aktualisht janë afër 75% të tillë;
2. Tejkalimi i mandateve ligjore nga diplomatët politik, duke kaluar në një mandate të dytë i cili ndalohet ligjërisht, siç është rasti i Ambasadores Çitaku në ShBA;
3. Keqmenaxhimi i mundësive diplomatike të Republikës së Kosovës, duke avancuar e favorizuar diplomatë të cilat kanë lidhje familjare me ministra e zyrtar të Qeverisë aktuale.
Sigurisht se kjo situatë kaotike e Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës i konvenon Serbisë dhe ajo e shfrytëzon mungesën e përfaqësimit të duhur të Kosovës për të punuar kundër shtetësisë së saj”, ka thënë Ahmeti për Telegrafin.

Ahmeti i cili ishte edhe këshilltar i ish-ministrit Glauk Konjufca ka theksuar se kabineti i tyre kishte filluar me procedurën e rotacionit, duke organizuar për herë të parë konkurs të brendshëm dhe duke u siguruar që në asnjë moment të mos ketë zbrazëti në përfaqësim.

Ai akuzon ministren Haradinaj-Stublla se ka degraduar këtë proces.

“Por, ky proces u degradua nga ministrja Haradinaj, e cila më shumë u angazhua për formën sesa përmbajtjen e proceseve të brendshme dhe përfaqësimit të jashtëm të Republikës së Kosovës. Gjithsesi, edhe tek trajtimi formal i proceseve ajo gjeti hapësirë për favorizime partiake dhe familjare. Këto mungesa në përfaqësimin diplomatik të Kosovës do të vazhdojnë përderisa Qeveria ilegjitime Hoti drejton vendin e ministrja Haradinaj Shërbimin e Jashtëm”, u shpreh Ahmeti.

Ahmeti theksoi se me këtë qeverisje, mundësia e vetme e zgjidhjes se problemit të mungesës së përfaqësimit diplomatik është duke shkaktuar një problem tjetër edhe më të madh, që është mbushja e këtyre pozitave me persona partiak, nga pazaret politike të koalicionit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Lajme
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh

Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh

Lajme
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

Lajme
Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve

Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve

Lajme
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Përplasjet mes qeverisë dhe sistemit të Drejtësisë, diskutime për ndarjen e pushteteve në Kosovë

Përplasjet mes qeverisë dhe sistemit të Drejtësisë, diskutime për ndarjen e pushteteve në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori