LAJMI I FUNDIT:

Në Gjilan arrestohen dy persona për grabitje

Në Gjilan arrestohen dy persona për grabitje
Foto ilustruese

Drejtoria Rajonale e Policisë, Stacioni Policor në Gjilan, rreth orës 04:00 të mëngjesit është informuar për një  rast grabitje i ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Gjilan.

Njësitet policore relevante  kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të hetimeve preliminare dyshohet se persona të maskuar, kanë hyrë në shtëpinë e  viktimës i moshës rreth 81 vjeç shtetas i Kosovës të cilin e kanë sulmuar duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima i lënduar ishte gjete nga fqinjët e tij dhe me urgjencë është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Me këtë rast ati i ishin grabitë dy telefona mobil dhe shtatëdhjetë (70) euro.


Hetuesit policor nga Stacioni Policor i Gjilanit pas një pune mirë të organizuar dhe informatave të pranuara përmes rrugëve operative kanë arrit sot me datë: 10 korrik 2023 që ti lokalizojnë dhe rrjedhimisht ti arrestojnë dy të dyshuar shtetas të Kosovës një burrë (2003) dhe një grua (2004), ndërsa personi i tretë i cili dyshohet të jetë i përfshirë në këtë rast i njohur për policinë është në kërkim.

Sipas Policisë, nga hetimet e para dyshohet se e dyshuara ka qenë e angazhuar për tu kujdes për viktimën e moshuar.

Të dyshuarit pas arrestimit janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Prokurori i Shtetit është njoftuar për  rastin dhe të njëjtin e ka cilësuar si grabitje.

Me vendim të prokurorit të shtetit ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Rrethanat e këtij rasti po hetohen nga Stacioni Policor në Gjilan. transmeton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori