Site icon Telegrafi

“Më në fund nuk është më i nënvlerësuar”, Gundogan me një reagim magjik për Rodrin pas fitimit të Topit të Artë

Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan ka uruar mikun dhe bashkëlojtarin e tij, Rodri, pas triumfit në garën për Topin e Artë 2024.

Rodri fitoi çmimin më të madh individual në futbollin botëror duke mposhtur në garë yjet e Real Madridit, Vinicius Junior, Jude Bellingham dhe Dani Carvajal.

Triumfi i mesfushorit spanjoll ka ngritur shumë debate në qarqet e futbollit, duke u akuzuar se nuk e meritoi më shumë se braziliani Vinicius Jr.

Megjithatë, bashkëlojtari i tij te City, Gundogan, e ka uruar Rodrin për Topin e Artë, duke i thënë se ishte i merituar dhe tashmë nuk është më i nënvlerësuar.

 

“Nga sot e tutje ai më në fund nuk është më i ‘nënvlerësuar’. Urime shokut tim të skuadrës Rodri për fitimin e Topit të Artë! Për mua kjo është shumë e merituar!

“Jam veçanërisht i lumtur që dikush në pozicion mbrojtës po e fiton këtë titull dhe jo gjithmonë vetëm lojtarët ofensivë!”, përfundoi ylli turk. /Telegrafi/

Exit mobile version