LAJMI I FUNDIT:

Në Dibër dy ditë pa të diagnostikuar me koronavirus, ulet numri i personave në vetëizolim

Në Dibër dy ditë pa të diagnostikuar me koronavirus, ulet numri i personave në vetëizolim

Në Dibër numri i personave në izolim shtëpiak po zvogëlohet dhe sot ky numër arrin 98, krahasuar me numrin e djeshëm prej 126 personave, informon kryetari i Komunës Hekuran Duka, i cili udhëheqë me shtabin operativ komunal.

“Situata e sigurisë në këtë zonë është e mirë, nuk janë vërejtur shkelje të orës policore, as mbledhje grupore në vende publike, nuk është regjistruar shkelje e rendit dhe qetësisë publike. Falënderoj qytetarët për ndërgjegjen e tyre sepse
vetëm duke respektuar rekomandimet do të jemi në gjendje ta mposhtim këtë armik të padukshëm”, tha Duka.

Në dy ditët e fundit në Dibër, nuk ka të diagnostikuar me “Covid-19”. Numri i përgjithshëm deri më tani është 49, dy prej tyre nga komuna e Qendrës Zhupë, të cilët ishin të parët e infektuar. Deri në ditën e djeshme, 11 persona janë shëruar, për fat të keq katër kanë vdekur, ndërsa 34 që ishin në trajtim në shtëpiak, pritet rezultati i testit të dytë.


Sa i përket problemit me të cilin përballen shumë qytetarë, banorët e Dibrës që punojnë në qytete të tjera të vendit të cilët për shkak të situatës së krizës nga 13 marsi nuk janë paraqitur në vendet e tyre të punës, Duka tha se do të
mbetet kështu deri më 13 prill deri kur është shpallur gjendje krize. Kjo vlen edhe për transportuesit nga të dy komunat.

Ai informoi se mësimi online ka filluar në gjimnaz dhe tre shkollat fillore në komunën e Dibrës.