Austria po prezanton vaksinimin e detyrueshëm kundër coronavirusit për të rriturit në fillim të shkurtit, me kërcënimin e dënimeve të larta, tha kancelari austriak Karl Nechamer, duke deklaruar se është i vetëdijshëm për natyrën “sensitive” të një vendimi të tillë, vendimi i parë i tillë në Evropë.
“Siç ishte planifikuar, ne po vendosim vaksinimin e detyrueshëm për njerëzit mbi 18-vjeç në fillim të shkurtit”, u tha gazetarëve kreu i qeverisë konservatore, të cilën ai e drejton së bashku me ambientalistët.
Qeveria propozoi një plan të rishikuar për vaksinimin e detyrueshëm, i cili tani do të zbatohet për këdo mbi moshën 18-vjeç, në vend të 14, siç ishte planifikuar fillimisht.
Zyrtarët thanë se prezantimi gradual i planit do t’u jepte njerëzve mundësi të mjaftueshme për t’u vaksinuar.
Pothuajse dy muaj më parë, qeveria njoftoi se në fillim të këtij viti do të vendoste vaksinimin e përgjithshëm të detyrueshëm.
Aspektet kryesore të planit mbeten në versionin përfundimtar, që do të debatohet në parlament të enjten, por zyrtarët thanë se konsultimet me dy parti opozitare dhe të tjera kanë treguar se nevojiten ndryshime në disa detaje.
Nechamer tha se ka pasur shqetësime për faktin se adoleshentët po ndëshkohen, ndaj është bërë një ndryshim dhe është futur vaksinimi i detyrueshëm që në moshën 18-vjeçare.
Për javë të tëra, ka pasur debate të ashpra në Parlament mbi planin në një vend ku 78.5 për qind e popullsisë që mund të vaksinohet është vaksinuar plotësisht deri më tani.
Qeveria austriake ka një shumicë të madhe në parlament, përveç konservatorëve dhe të gjelbërve, këtë propozim e mbështesin edhe krerët e Partive Socialdemokrate dhe Liberale. Kundër tij është vetëm partia e ekstremit të djathtë, në emër të “mbrojtjes së lirive individuale”.
Kancelari tha se ishte një “plan i ndjeshëm”, por se ishte “në përputhje me Kushtetutën” dhe se kishte një fazë rregullimi që lejonte ata që hezitonin të vaksinoheshin deri në mes të marsit.
Të shtunën, 27.000 njerëz demonstruan në Vjenë kundër masës së diskutueshme, e cila besohet se shkel liritë individuale.
Në fillim të shkurtit do të vendosen kontrollet dhe personat e pa vaksinuar do të gjobiten nga 600 deri në 3600 euro në rast të “përsëritjes së krimit”.
Pjesë të ligjit mund të pezullohen me miratimin e komisionit parlamentar, nëse, për shembull, variantet e ardhshme të virusit janë më të buta ose ekspertët vlerësojnë se vaksinimi nuk është më rruga përpara.
Vaksinimi po bëhet i detyrueshëm në një numër në rritje vendesh për profesione të caktuara, kategori popullsie apo aktivitete të caktuara. Por vaksinimi antiCOVID-19 i detyrueshëm për të gjithë është ende një përjashtim.
Në Gjermani, një propozim i ngjashëm, i mbrojtur nga kancelari socialdemokrat Olaf Scholz, mund të shqyrtohet në Bundestag në fund të janarit.
Qeveria austriake e justifikon këtë masë me mbingarkesën e spitaleve dhe dëshirën për të arritur një shkallë vaksinimi prej 90 për qind, që do të mundësonte, sipas këshillave të ekspertëve, arritjen e imunitetit kolektiv.
Sipas qeverisë, deri sot, 5.8 milionë njerëz kanë certifikatë vaksinimi në Austri, e cila ka 7.4 milionë njerëz që mund të vaksinohen. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Liderja e AfD-së deklarohet pas publikimit të Exit Poll

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Scholz pranon humbjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë