Site icon Telegrafi

Ndryshimi elegant i flokëve të Demi Lovato-s është i këndshëm për stinën

GettyImages

Prerja bob është kaq në modë sa as Demi Lovato nuk i rezistoi dot

Duket se edhe ajo iu bashkua trendit të famshëm flokëve bob këtë sezon.

Pas yjeve si Gigi Hadid, Hailey Bieber, Sydney Sweeney apo Jennifer Aniston, këngëtarja e “Heart Attack” vendosi t’i befasojë të gjithë me super ndryshimin e flokëve.

Dhe për këtë mjaftoi një foto e postuar që Demi Lovato të konfirmojë trendin e modelit bob të shkurtër dhe një ngjyrë në çokollatë të ngrohtë, tipike për temperaturat e pranverës dhe prag verës.

Për shumë vite, artistja ka qenë e palëkundur në zgjedhjen e saj për flokë të gjatë dhe të zinj, me të cilët “luante” shpesh me modelet, njëherë të kapura e herë të tjera me ndarje në mes.

Me ndryshimin stinor, artistja është shtyrë për të bërë një ndryshim të mirëpritur, nga e zeza në tonet e kafesë së ngrohtë në karamel te prerja në versionin bob.

Me siguri, që për t’u frymëzuar mund të ketë marrë modelet e artisteve të tjera që i janë bashkuar trendit bob të theksuar, që duket se do të jetë tendenca e këtij sezoni.

Exit mobile version