Ndryshimet kushtetuese, “nyje” në bisedimet mes OBRM-PDUKM-së dhe VLEN-it

OBRM-PDUKM-ja dhe koalicioni i opozitës shqiptare VLEN kanë njoftuar për takime lidhur harmonizimin e qëndrimeve për Qeverinë e re, por detaje nuk japin asnjëra palë, përveç asaj që tashmë është bërë e ditur se shtyllat e saj bazohen në integrimin evropian, zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, si dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Përfaqësues të të dyja blloqeve kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se për ndarjen e ministrive do të bisedojnë pasi të bien dakord çështjet programore, apo temat më të ndjeshme, në veçanti ato që kanë të bëjnë me integrimin.
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, që pritet të marrë mandatin për formimin e Qeverisë së re, ka paralajmëruar një riorganizim të ministrive, në veçanti të Ekonomisë, Punës dhe Politikës Sociale dhe Arsimit.
Për luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe për sundimin e ligjit, OBRM-PDUKM dhe koalicioni VLEN nuk kanë dallime.
Sa i përket integrimit evropian që pritet të jetë ndër shtyllat kryesore të punës së Qeverisë së re, partitë dallojnë në qëndrime lidhur me ndryshimet kushtetuese, që janë kusht për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE.
Ndryshimet duhet të bëhen me qëllim përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e Kushtetutës, si popull shtetformues, bazuar në marrëveshjen e arritur me Bullgarinë.
OBRM-PDUKM në fushatën zgjedhore është deklaruar kundër ndryshimit të Kushtetutës “nën diktatin bullgar”, ndërsa koalicioni VLEN, thotë se “është garantues se ndryshimet kushtetuese do të ndodhin”.
Partia e Mickoskit, zgjidhjen e këtij problemi e sheh te miratimi i ndryshimeve kushtetuese, ndërsa zbatimin e tyre vetëm pasi vendi të jetë pranë anëtarësimit në BE, apo pasi të kenë përfunduar bisedimet.
“Zbatimi me vonesë i ndryshimeve kushtetuese është një alternativë që është plotësisht në përputhje me praktikën e mëparshme të të gjitha shteteve, të cilat para aktit të anëtarësimit të tyre të plotë në BE, zakonisht bëjnë ndryshimet kushtetuese të nevojshme ose të kushtëzuara”, thuhet në programin e OBRM-PDUKM-së.
Koalicioni VLEN beson se ndryshimet kushtetuese do të bëhet brenda një periudhë prej 6 deri 9 maj, apo pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, si dhe atyre në Bullgari që të ketë atje një qeveri të qëndrueshme me të cilën shpreson të bisedohet për ndonjë kompromis të ri.
“Rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut do të thotë që të ndryshohet Kushtetuta, të bëhen ndryshime të caktuara kushtetuese. Ne të gjithë e dimë se korniza e bisedimeve vështirë se do të mund të ndryshohet. Do të bisedojmë edhe një herë për këtë çështje, sepse në qershor kemi zgjedhje në Bullgari, për të parë nëse do të kemi një qeveri të qëndrueshme në Bullgari, gjë që është shumë e rëndësishme për të ardhmen evropiane”, ka deklaruar Arben Taravari, një nga drejtuesit e koalicionit VLEN.
Ai pret mbështetjeje edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian nëpërmjet të dërguarve të tyre, që procesi i integrimit të zhbllokohet dhe me këtë të hapet perspektiva evropiane e vendit.
SHBA-ja, pas betimit të presidentes së re, Gordana Silanovska-Davkova, më 13 maj doli me një komunikatë ku inkurajoi vazhdimin e dialogut ndërmjet Shkupit dhe Sofjes.
“Ne inkurajojmë vazhdimin e dialogut ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, në kuadër të angazhimeve të përbashkëta për anëtarësimin e ardhshëm të plotë të Maqedonisë së Veriut në BE”, thuhet në komunikatën e Departamentit të Shtetit.
Edhe Bashkimi Evropian ka thënë se Qeveria e re maqedonase duhet të mbetet e përkushtuar në integrimin evropian dhe përmbushjen e detyrimeve që dalin nga marrëveshjet bilateriale./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mot i vranët dhe me riga shiu

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri