Ndryshimet e Ligjit për vetëqeverisje lokale, shumica e re në kërkim të 80 votave

Kryetarët e komunave Timço Mucunski dhe Arben Taravari do të ulen në karriget ministrore për punë të jashtme dhe tregti dhe për shëndetësi pa e zgjidhur çështjen nëse komunat Aerodrom dhe Gostivar do të shkojnë në zgjedhje për gjashtë muaj apo do të presin zgjedhjet e rregullta lokale në vjeshtë 2025.
Ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale nuk do të hyjnë në procedurë parlamentare para formimit të qeverisë së re, të udhëhequr nga Hristijan Mickoski, edhe pse qeveria i paralajmëroi së bashku me ligjin për riorganizim të qeverisë. Opozita LSDM dhe Fronti Evropian ende nuk kanë vendosur nëse do t’i mbështesin ndryshimet.
Meqenëse është një ligj sistematik, për të cilin është e nevojshme një shumicë prej dy të tretash dhe Badenter, ose Mickoski do të bëjë marrëveshje të re me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, ose me Koalicionin VLEN, që është propozues i ndryshimeve të ligjit, votat e nevojshme për “Badenter” do t’i kërkojnë deputetët e komuniteteve më të vogla në LSDM dhe të Majtën, që është opsioni më pak i dëshirueshëm.
Ligji është dorëzuar në Kuvend
Mandatari Mickoski mbrëmë gjatë promovimit të kandidatëve për ministra nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni tha se pret mbështetje të pakushtëzuar nga të gjitha partitë për Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, me të cilin parashihet që të mos ketë zgjedhje të parakohshme në komunat kryetarët e të cilave do të kalojnë në pushtetin ekzekutiv, nëse zgjedhjet lokale janë më pak se dy vjet larg. Ai theksoi se edhe pse OBRM-PDUKM është politikisht i konvenon për të mbajtur zgjedhje, kjo nuk duhet të jetë mënyra se si të sillen politikanët.
“Ligji është dorëzuar në Parlament. Pres që të gjithë deputetët të votojnë pa kushte, sepse edhe pse OBRM-PDUKM-së i përshtatet politikisht që tani të ketë zgjedhje, ne duam të jemi një qeveri që do të jetë përgjegjëse dhe nuk do të ketë standarde të dyfishta. Vlerësojmë që paratë e qytetarëve nuk duhet të shpenzohen shtesë, ato zgjedhje në disa komuna mund të kushtojnë një milion euro. Këto janë para me të cilat mund të ndërtojmë një bulevard, një çerdhe, të rinovojmë një shkollë, në vend që t’i ngacmojmë qytetarët me lojërat tona politike në nëntor dhe dhjetor, pastaj në shtator dhe tetor edhe një herë”, tha Mickoski.
Mirëpo, dje në koordinim me kryeparlamentarin Afrim Gashi, as LSDM-ja e as Fronti Evropian nuk janë deklaruar nëse do t’i mbështesin ndryshimet.
Halil Snopçe nga VLEN ka konfirmuar se ndryshimet e Ligjit do të jenë në rend dite pas formimit të qeverisë së re.
“Do të pres përgjigje nga grupet parlamentare të LSDM-së dhe Frontit Evropian. Shpresoj që ndryshimet të pranohen nga të dyja partitë opozitare, sepse edhe atyre u përshtaten”, thotë Snopçe.
Ndryshimet e Ligjit kërkojnë të ashtuquajturin “Badenter”, gjegjësisht që të kalojnë duhet të votojnë 20 deputetë nga komunitetet pakicë. Në përbërjen e re parlamentare janë 39 deputetë që votojnë sipas shumicës së Badenterit. Pa opozitën, OBRM-PDUKM dhe VLEN nuk kanë 20 deputetë joshumicë. VLEN ka 14 deputetë, OBRM-PDUKM – dy-tre nga komunitetet, pra u mungojnë tre-katër deputetë joshumicë të opozitës. LSDM dhe E Majta në anën tjetër kanë nga dy deputetë të komuniteteve. Nëse BDI ose deputetët e Frontit Evropian nuk i mbështesin ndryshimet, VLEN do të duhet të kërkojë mbështetje nga LSDM dhe E Majta.
Edhe pse BDI zyrtarisht thotë se nuk janë koordinuar për Ligjin, jozyrtarisht edhe partia e Ahmetit edhe Fronti Evropian lënë të kuptohet se do të mbështesin, sepse edhe ata pajtohen që në Saraj të mos ketë zgjedhje, pasi kryetar i kësaj komune, Blerim Bexheti, u bë deputet./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit