Ndodh në Arabinë Saudite – tifozi sulmon me kamxhik futbollistin pas ndeshjes

Abderrazak Hamdallah, i cili luan për Al Ittihad, i cili humbi nga Al Hilal në Superkupën e Arabisë Saudite, është sulmuar me kamxhik nga një tifoz.
Al Hilal i Jorge Jesus mundi 4-1 Al Ittihad në Superkupën e Arabisë Saudite.
Pas ndeshjes, futbollisti i Al Ittihad, Abderrazak Hamdallah është sulmuar me kamxhik. Kur lojtari maroken hodhi ujë drejt tribunës, një tifoz në tribunë sulmoi lojtarin me kamxhik në dorë.
U desh bashkëlojtarët të futen në mes ta largojnë futbollistin që ‘hante dajak’ nga tifozi.
Është rasti i radhës i çuditshëm që vjen nga Arabia Saudite, që në dy vitet e fundit ka investuar miliarda për të rritur futbollin në vend.
Për Al Ittihad luan Karim Benzema i cili gjatë dimrit kishte probleme me klubin arab. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































