LAJMI I FUNDIT:

BE ndihmon Maqedoninë e Veriut me 80 milionë euro për ballafaqim me krizën e COVID-19

BE ndihmon Maqedoninë e Veriut me 80 milionë euro për ballafaqim me krizën e COVID-19

Komisioni Evropian sot nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me Maqedoninë e Veriut në mënyrë që të hapë rrugën për pagesën e ndihmës makro-financiare prej 80 milion eurove, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky është memorandumi i parë i mirëkuptimit, i nënshkruar si pjesë e një pakete 3 miliardë eurosh të propozuar nga Komisioni për dhjetë vendet partnere të saj, fqinje por edhe kandidate në procesin e zgjerimit, që kanë për qëllim tejkalimin e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e coronavirusit.

Sipas Komisionit Evropian, këto fonde do të jenë në dispozicion në formën e kredive afatgjata me kushte shumë të favorshme.


“Fondet do të kontribuojnë në përmirësimin e stabilitetit makroekonomik dhe krijimin e hapësirës për shpërndarjen e burimeve për të zbutur pasojat serioze negative socio-ekonomike nga pandemia me coronavirus” thonë nga KE.

Programi për Maqedoninë e Veriut është në vlerë prej 160 milion euro.

“Sot nënshkruam një Memorandum Mirëkuptimi me Maqedoninë e Veriut, duke hapur rrugën për pagesën e ndihmës financiare prej 80 milion eurosh” tha Komisioneri për Ekonomi Paolo Gentiloni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
AGK dënon gjuhën sulmuese të kryeministrit Kurti ndaj mediave

AGK dënon gjuhën sulmuese të kryeministrit Kurti ndaj mediave

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
“Si erdhën nga Turqia dhe pse Shqipëria i adoptoi”, analiza e Ben Blushit për bektashinjtë

“Si erdhën nga Turqia dhe pse Shqipëria i adoptoi”, analiza e Ben Blushit për bektashinjtë

Lajme
Kalo në kategori