LAJMI I FUNDIT:

Ndeshje dramatike, Vreshtarët mundin kuqezinjtë

Ndeshje dramatike, Vreshtarët mundin kuqezinjtë

Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit me rezultat 72:67 (19:16, 21:25, 21:14, 12:12), në kuadër të javës së 15-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja nisi e baraspeshuar, megjithatë, me kalimin e minutave, Vreshtarët për një nuancë ishin më të mirë, derisa me një treshe nga Hortman çereku i parë përfundon 19:16 për vendasit.

Por, skuadra kuqezi nuk u dorëzua në asnjë moment dhe arritën të kalojnë në epërsi, derisa pjesa e parë përmbyllet 40:41.


Në periudhën e tretë, vendasit ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 21:14, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 61:55. Vëllaznimi sërish u rikthye në periodën e fundit dhe një minutë para fundit kalon në epërsi 65:66. Por, në momentet e fundit Rahoveci u tregua më i vëmendshëm dhe triumfoi 72:67.

Te Rahoveci u dalluan Marvin Jones me 24 pikë e gjashtë kërcime dhe Isaiah Traylor me 22 pikë e katër kërcime, kurse te Vëllaznimi u dallua Christopther Hortman me 17 pikë e tetë kërcime.

Rahoveci ka 12 fitore dhe tri humbje, kurse Vëllaznimi katër fitore dhe 11 humbje.

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Kalo në kategori