LAJMI I FUNDIT:

Ndeshja e titullit, por Jude Bellingham mund t’i mungojë Borussia Dortmundit

Ndeshja e titullit, por Jude Bellingham mund t’i mungojë Borussia Dortmundit

Trajneri i Borussia Dortmundi, Edin Terzic, ka thënë të enjten se paraqitja e Jude Bellingham ndaj Mainz, i cili po vuan nga një lëndim në gju, është në dyshim.

Borussia Dortmund luan të shtunën ndaj Mainz në xhiron e fundit të Bundesligas, në të cilën ‘milionerët’ mund të fitojë titullin e parë, pas 11 vitesh.


Bellingham nuk luajti as katër ditë më parë në fitoren 3-0 kundër Augsburgut, ku Borussia mori kryesimin e tabelës me dy pikë më shumë se Bayern Munich i vendit të dytë.

Rindërtimi i Real Madridit: Këto janë tre nënshkrimet që Maldini do të bënte te Los Blancos
Lexo po ashtu Rindërtimi i Real Madridit: Këto janë tre nënshkrimet që Maldini do të bënte te Los Blancos

“Jude arriti të shtojë stërvitjen e tij këto ditë, gjë që është një shenjë e mirë. Ne patjetër dëshirojmë që ai të përfshihet në ekip për të shtunën”, ka thënë Terzic, i cili ka lënë pikëpyetje për paraqitjen e anglezit.

Ndeshja e së shtunës kundër Mainz mund të jetë e fundit me fanellën e Borussias për 19-vjeçarin Bellingham, me Real Madridin që përflitet të jetë i interesuar për të.

Bellingham ka njoftuar Man Cityn se do t’i bashkohet Real Madridit
Lexo po ashtu Bellingham ka njoftuar Man Cityn se do t’i bashkohet Real Madridit

Bellingham luajti në 31 ndeshje në kampionat këtë sezon dhe shënoi tetë gola. Sipas vlerësimeve të SofaScore, ai është lojtari më i mirë i Borussia Bortmund këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Ligat tjera
Formacioni më i mirë i xhiros së tretë në Euro 2024

Formacioni më i mirë i xhiros së tretë në Euro 2024

Përfaqësueset
Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Përfaqësueset
Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga

"Plotësova një ëndërr" - Kvaratskhelia ndali festën në gjysmë për ta përshëndetur Ronaldon, në fund mori fanellën e tij

Përfaqësueset
Kalo në kategori