KRU “Gjakova” ka njoftuar konsumatorët e Komunës së Rahovecit se sot, e hënë, 1 dhjetor 2025, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në Zonën e Parë të qytetit.

Ndërprerja do të nisë nga ora 11:00 dhe vjen si rezultat i punimeve në gypin kryesor me diametër Ø300 mm, në rrugën “Xhelal Hajda” në Rahovec.


Kompania kërkon mirëkuptimin e qytetarëve deri në përfundimin e punimeve dhe normalizimin e furnizimit me ujë. /Telegrafi/