Ndërprerja e shërbimeve të transportit urban, Rama: Kurti dhe Murati refuzojnë të takohen

Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati kanë refuzuar të takohen me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Kështu bëri të ditur vet Rama përmes një statusi në rrjetin social në Facebok.
Rama tha se vazhdon të jetë i gatshëm për çdo takim që siguron mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetin e qytetarëve të Prishtinës.
“Në këtë ditë kur cenohen shërbimet jetike të qytetarëve të kryeqytetit. Cenohet mirëqenia e punëtorëve dhe e familjarëve të tyre! Unë vazhdojë të jem i gatshëm 24/7 për çdo takim që siguron mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetin e qytetarëve dhe punëtorëve të kryeqytetit”, ka shkruar Rama.
Ndryshe, qytetarët e Prishtinës po përballen me ndërprerjen e shërbimeve të transportit urban, për shkak të krizës financiare që ka bllokuar pagesat e punëtorëve dhe funksionimin e disa linjave të autobusëve. /Telegrafi/


















































