LAJMI I FUNDIT:

Ndërmarrësit nga Kosova në Campus Party

Ndërmarrësit nga Kosova në Campus Party

Me 21 deri me 26 gusht në Tempelhof Airport të Gjermanisë, mbahet festivali më i madh teknologjik në botë Campus Party, që sjell me ambient unik për hakerë, progarmer, gejmer e entuziastë të cilët kanë rastin të marrin pjesë në maratona të ndryshme, ku përfshihen edhe fjalime prej emrave të mëdhenj si Rudi Giuliani, ish kryetari i New York, Paulo Coelho, shkrimtar me fame botërore, Don Tapscott nga Wikinomics e Tim Bereners-Lee që është krijuesi i World Wide Web dhe që në fakt falë tij sot bota komunikon, ndërsa kohë më pare pati një paraqitje spektakulare gjatë ceremonies së hapjes së Lojërave Olimpikenë Londër.

Campus Party që mbahet nën patronatin e Komisionit Evropian dhe operatorit gjigant Telefonica, pritet të jetë më e madhe se kurr më parë, duke u fokusuar në invoacion dhe argëtim elektronik, me theksim të veçantë në softuer të hapur, programim, astronomi, rrjetesociale, lojëra, teknologji të gjelbër, robotikë, siguri dhe modelim kompjuterik, e madje vlen të theksohet se për here të pare në histori të conferences janë shitur tërësisht 10,000 biletat e para për shitje. Campus Party ka një listë të gjerë të folësve në kuadër të historikut të saj 14 vjeçar, duke përfshirë edhe emra si zëvendës presidentin Al Gore, shkencëtarin Stephen Hawking, krijuesin e World Wide Web Tim Berners-Lee dhe drejtorin Alfonso Cuaron, e madje fokusimi në astronomi ka tërhequr edhe astronautët Neil Armstrong, Jean-Francois Clervoy, Ellen Baker dhe Neri Vela.

Prezenca e Changers.com
Përderisa të nxehtit po vazhdon të domino në rajonin tonë, një ndërmarrës nga Kosova me kompaninë e tij Changers.com është duke krijuar mundësi të vazhdueshme an e mbanë botës që njerëzit të mund të shfrytëzojnë këtë energji diellore dhe ta kthejnë në energji që fuqizon pajisjet tona mobile që i shfrytëzojmë çdo ditë. Është Kushtrim Xhakli, ai që do të jetë përkrah shumë folësve të tjerë botëror, që do të jenë present në Campus Party, dhe do të ketë rastin të preznatojë arritjet e deri tanishme të kompanisë Changers.com, që së fundi ka debutuar me produktet e saja edhe në Japoni. Changers.com është një kompani që prodhon një system që bazohet në energji solare dhe që synon të edukojë për doruesit të krijojnë enerjginë e tyre dhe të rris vëmendjen drejt ruajtes së ambinetit, ndërsa ka si veçori unike aspektin social të matjes së energjisë që gjeneron një përdorues.
Përdersia Kosova po vazhdon të veproj gradualisht drejt një strategjie digjitale për njohje online dhe në skenën ndërkombëtare, janë emra si Xhakli të cilët me prezencën e tyre në konferenca të këtij niveli i japin një pasqyrë Kosovës me kuadrot dhe potencialin që ka. Xhakli që është i ftuar në konferencë si folës, ka rastin që njëkohësisht të jetë edhe ambasador i vendit të tij ashtu siç janë edhe të tjerët që udhëtojnë jashtë vendit e që janë present në ngjarje të këtilla./Telegrafi/