Ndër kompanitë më të suksesshme të Kosovës dhe me qarkullimin më të madh të mallrave është shpallur kompania “Nderimi” Sh.P.K. Këtë vlerësim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në nivel regjional e ka bërë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe KIESA. Ata kanë vlerësuar ndërmarrjet në aspektin e rritjeve të pagesave të tatimeve, shtimin e numrit të punëtorëve dhe zgjerimin e afarizmit intenziv.
Kompania “Nderimi” ka pranuar një tjetër vlerësim të suksesshëm edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Dogana e Republikës së Kosovës duke u ranguar në mesin e pesë kompanive më të mëdha eskportuese në vend si kompani me rritje të eksporteve materiale.
Bashkëpronarët e kompanisë “Nderimi” z.Shaban Aliu dhe z.Hysni Ramadani, kanë thënë se këto rangime janë shumë të rëndësishme për ta dhe se janë të kënaqur me vlerësimet e pranuara. Ata shprehen tejet mirënjohës për vlerësimet e bëra nga MTI dhe KIESA si dhe nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Dogana e Kosovës meqë angazhimi dhe kontributi i tyre ka rezultuar me sukses duke u bërë pjesë e listës së kompanive më të mëdha në vend.
Në mënyrë që këto angazhime të bizneseve në Kosovë të rriten akoma më tepër, ata sygjerojnë që komunitetit biznesor t’i krijohen kushte për konkurrencë të mirëfilltë duke e bërë vitin 2018 më fitimprurës.
Projekti më i ri që ka filluar të zhvillohet nga kjo kompani është Lagja Panorama Rezidence në Ferizaj, me një program investiv prej 63 milionë eurosh. Në një ambient modern, periferik dhe tërësisht ekologjik do të ndërtohen 440 shtëpi banimi me infrastrukturë funksionale.
Kompania “Nderimi” është një biznes aktiv në tregun e gjerë të Ballkanit dhe shteteve evropiane si Gjermania dhe Italia që nga viti 1991. Gjatë 26 viteve të të bërit biznes në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Greqi dhe Mal të Zi dhe në vendet e tjera të rajonit, kjo kompani është bërë simbol i biznesit të suksesshëm dhe të njohur ndërkombëtarisht. Aktivitetet kryesore të kompanisë i përkasin industrisë ndërtimore dhe demolimit, inxhinierisë, logjistikës e tregtisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës