Site icon Telegrafi

Ndalohet për vozitje pa drita dhe me goma të shfryra, ajo që panë brenda makinës i hutoi policët (Foto)

Policët në Norfolk të Anglisë, mbetën të habitur kur e ndaluan një veturë dhe gjetën që shoferi po e drejtonte atë pa timon dhe i ulur në një kovë të kthyer së prapthi.

Makina që besohet të jetë Peugeot 206, u ndalua për shkak se nuk i kishte dritat e ndezura, i mungonin mbrojtëset e përparme, teksa gomat i kishte të shfryra, transmeton Telegrafi.

“Po voziste gjatë natës dhe ishte i ulur në një kovë me ngjyrë të ngrirë, i mungonte timoni dhe po që e drejtonte me anë të një vegle shtrënguese”, thuhet në raportin policor.

Shoferi që nuk kishte dokumentacion të rregullt i ishte ekspozuar edhe telave të zhveshur.

Megjithëse i mungonin panelet e dyerve, ndërruesi i shpejtësive ishte shumë i mirë, bashkë me ndezësin e duhanit dhe shtresën për t’i vënë këmbët.

Ende nuk dihet se çfarë dënimi duhet të paguajë shoferi, për veturën në gjendje të rënduar, që tashmë i është konfiskuar. /Telegrafi/

Exit mobile version