Ndalohet një shtetas polak në Tabanoc, kapet me metadon

MPB njofton se në vendkalimin kufitar Tabanoc ka ndaluar një shtetas polak i cili u kap me metadon.
"Më 06.07.2025 në orën 23:30 në vendkalimin kufitar në Tabanoc, në hyrje të RMV-së, policia ka ndaluar H.V.A. (31) nga Republika e Polonisë, sepse gjatë një kontrolli kufitar dhe inspektimi të automjetit të pasagjerëve "Renault" me targa kombëtare polake, të cilin ai po e drejtonte, iu gjetën dhe u konfiskuan një litër e gjysmë metadon.
Me urdhër të prokurorit publik, në orën 02:20 ai iu dorëzua policisë së SPB Kumanovë për procedura të mëtejshme", thonë nga MPB./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/07/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































