Ndalohet një person në Tetovë, kërcënoi me armë zyrtarët policorë

SPB Tetovë: Ndalohen 12 persona nga Kosova dhe Shqipëria, keqpërdorën qëndrimin turistik në vend Në oborrin e një shkolle fillore në Tetovë është gjetur pistoletë
SPB Tetovë njofton se dje është arrestuar një person, i cili është sjellë në mënyrë agresive dhe ka kërcënuar zyrtarët policorë.
"Më 05.10.2025 në orën 14:30, në rrugën "Fushanska" në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.B.(27) nga Tetova, për shkak se i kishte kërcënuar me pistoletë dhe thikë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare".
"Atij i janë sekuestruar një pistoletë "Walther" me një karikator dhe 6 plumba, si dhe një thikë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të bëhet parashtresë përkatëse", thonë nga SPB Tetovë.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































