LAJMI I FUNDIT:

Nasim Haradinaj: Blakaj tregoi “burrni” që e la procesin e hetimit të listave të veteranëve

Nasim Haradinaj: Blakaj tregoi “burrni” që e la procesin e hetimit të listave të veteranëve

Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se Elez Blakaj ka qenë një prokuror profesional, por ai e di pse e la punën në gjysmë.

Haradinaj, në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se Blakaj ndoshta ka treguar burrni kur e ka lënë aty hetimin.

“Blakaj ka treguar burrni se ‘deri këtu kam mundur ma nuk mundem me vazhdua’. Nuk dua të spekuloj me z.Blakaj, ne kemi pasur mendim se ai e ka filluar mirë këtë proces”, tha ai.


Haradinaj ka thënë se Delawie nuk tregoi burrni kur nuk e mbrojti Blakajn.

“Pse Delawie nuk bëri presion në rastin Blakaj siç bëri herëve tjera”, tha më tej ai duke thënë se Delawie ka bërë presione të mëdha në Kosovë.

Duke folur për reagimin e shfrenuar të deputetit Demaliaj, Haradinaj ka thënë se futja në listë e emrit të babait të tij ka ndikuar që ai të reagoj ashtu.

“Përveç në çështje trashëgimie, emri i tij nuk guxon të përmendet për çështje tjera”.

Haradinaj ka thënë se avokatit të dërguar nga organizatat e veteranëve i është thënë se lista e “veteranëve të rremë” mund të ketë rrjedhur nga gjykata./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori