Një “botë e huaj” me madhësi të dyfishtë të tokës, e mbuluar me lumenjtë lavë - dhe me një bërthamë DIAMANTI – thuhet se është zbuluar nga NASA.

Siç shkruajnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi, planeti misterioz “Cancri 55 e” ka një atmosferë të hidrogjenit cianid - një armë kimike e përdorur nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore - dhe temperaturën e sipërfaqes prej 2,000 gradë celsius.


Shkencëtarët e hapësirës besojnë se ajo përbëhet prej karbonit dhe presioni i saj i brendshëm është aq i fortë saqë mendohet se bërthama e saj është një diamant i madh.

NASA ka krijuar një animacion të bazuar në vëzhgimet e fundit për të treguar se si mund të duket i ashtuquajturi "exoplanet" - një planet jashtë sistemit tonë diellor, transmeton Telegrafi.

Planeti - i njohur gjithashtu si Janssen - orbiton një yll si Dielli 40 vjet drite larg, me emrin 55 Cancri A. /Telegrafi/