Napoli vazhdon të jetë hije e Juves (Video)

Napoli ka arritur të fitojë me rezultat 3-1 ndaj Chievos në Serie A.
Napolitanët ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe kjo ishte një fitore e merituar.
Goli i parë në ndeshje erdhi nga mysafirët të cilët me golin e Nicola Rigonit në minutën e dytë kaluan në epërsi.
Barazimi erdhi vetëm pas katër minutash, e gjitha kjo falë sulmuesit argjentinas, Gonzalo Higuain. Ndërsa Vlad Chiriches i dha epërsinë napolitanëve në minutën e 38-të dhe me rezultatin 2-1 skuadrat shkuan në pushim.
Goli i sigurisë për vendasit erdhi në minutën e 71-të nga Jose Callejon, pas një asistimi të bukur nga Allan.
Pas kësaj fitore Napoli vazhdon të qëndrojë në vendin e dytë me 61 pikë as sa ka edhe Juventusi, por me një ndeshje më pak. Ndërsa Chievo zbret në vendin e 11 me 34 pikë.
Ndeshja e ardhshme e Napolit është ndaj Palermos. /Telegrafi/






















































