LAJMI I FUNDIT:

Nantes-PSG, Lorik Cana përballë të kaluarës

Nantes-PSG, Lorik Cana përballë të kaluarës

Menjëherë pas lindjes së djalit, të cilën e cilësoi “ndjenjën më të bukur të jetës”, Lorik Cana përqendrohet te impenjimet në karrierën si futbollist.

Fundjava rezervon një tjetër emocion për kapitenin e Kombëtares, që do të përballet me të kaluarën. Të shtunën, Nantes do të presë në shtëpi kryesuesit e Paris Saint Germain. 32-vjeçari nuk i harron kohët e kaluara në “Parc des Princes”, por siguron se në sfidën që hap javën e tetë të Ligue 1 vlen vetëm fitorja.

“PSG ishte klubi im i parë. Aty u rrita, luajta si profesionist, fitova trofeun tim të parë dhe më dha mundësinë të provoja emocionet e Champions League. Mbetet ende një klub i veçantë për mua, edhe pse skuadra e tanishme ka mjaft ndryshime nga ajo ku unë u rrita. Sa herë që përballem me PSG-në kërkoj të fitoj. Kjo do të ndodhë edhe tani që mbroj ngjyrat e Nantes, pavarësisht se ata janë favoritë për titullin”.

Mbrojtësi shqiptar bëri edhe krahasimin ndërmjet gjendjes aktuale të Paris Saint Germain dhe ekipit ku ai u aktivizua nga viti 2002 deri më 2005-ën.


“Skuadra e sotme është më e fort se në ditët e mia. Në atë periudhë kishim ambicie të mëdha dhe arritëm të luanim në Champions League. Parisit iu nevojit shumë kohë të rikthehej në këtë aktivitet. Skuadra e tanishme është një shkallë më lart dhe synon të jetë protagoniste në arenën ndërkombëtare. Ata kanë disa prej lojtarëve më të mirë në botë për pozicionet e tyre”.

Nantes paraqitet në sfidën me Paris Saint Germain pas tre humbjeve radhazi në kampionat dhe renditet e 17-ta me 7 pikë të grumbulluara.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori