Luciano Spalletti tashmë do të ketë në skuadrën e tij mesfushorin e shumëdëshiruar, pasi sipas raporteve të fundit në Itali, Radja Nainggolan do të jetë blerja e madhe.
Ai është lojtari i katërt që vjen në këtë afat kalimtar, pas Stefane De Vrij, Këadëo Asamoah dhe Lautaro Martinezit.
Drejtori sportiv i Romës, Monchi e ka pranuar ofertën e Interit, 24 milionë euro dhe Davide Santon dhe të talentit Nicolo Zaniolo.
Blerja e radhë me shumë mundësi do të jetë mesfushori tjetër belg, ai i Tottenham Hotspur, Moussa Dembele.
Sipas lajmeve që vijnë nga Italia, Dembele i ka thënë bashkëlojtarëve te Belgjika që do të kalojë te Interit, shkruan Gazzetta dello Sport.
Spurs janë gati të pranojnë një ofertë prej 30 milionë eurove, ndërsa si zëvendësim të belgut e shohin Tanguy Ndombelen e Lyonit.
Interi është kthyer në Ligën e Kampionëve pas shumë vitesh mungesë dhe kërkojnë të bëjnë paraqitje të mirë. /Telegrafi/