Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci nga LVV, ka përmbledhur vendimet e deritanishme të Qeverisë Hoti, pas marrjes së pushtetit. Ajo ka akuzuar Qeverinë Hoti se është shndërruar në qeveri të udhëhequr nga presidenti Hashim Thaçi.
Nagavci, përmes një postimi në Facebook, thotë se për vetëm tre muaj LDK nga aprovimi i Programit Parimor të Qeverisë Kurti, nga të qenit pjesë e një Qeverie që ka buruar nga vullneti i qytetarëve, kaloi te heqja e reciprocitetit me Serbinë dhe formimit të një qeverie jo legjitime.
“Nga reciprociteti me Serbinë te nënshtrimi ndaj Serbisë akoma pa filluar dialogu, kjo pra është Qeveria jo legjitime, që kot dhe po i bënë planet me presidentin e saj. Plane që s’do mund të realizohen, sepse qytetarët edhe një herë do t’ua tregojnë vendin”, ka shkruar Nagavci.
Postimi i plotë i Nagavcit:
“Nga Qeveria demokratike me legjitimitet popullor te Qeveria e kontrabanduar me ndërhyrje të presidentit.
Me 6 mars 2020 Qeveria Kurti aprovoi Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2020-2023. Një pjesë e veçantë e programit, saktësisht pika 12.3.2 përcaktonte angazhimet e Qeverisë në raport me dialogun, duke u bazuar në frymën e parimeve të reciprocitetit, përfshi këtu edhe çështjen e të pagjeturve, reperacioneve të luftës e okupimit. Në program përcaktohej po ashtu edhe zëvendësimi i tarifave doganore me masat e reciprocitetit të plotë.
Më 15 mars 2020 Kuvendi miratoi Rezolutën e iniciuar nga grupi parlamentar i LV! dhe grupi parlamentar i LDK-së, ku njëra nga tri pikat rikonfirmoi se është Qeveria e Republikës së Kosovës që ka mandatin të udhëheq bisedimet dhe dialogun me Serbinë.
Duke ditur qëndrimin parimor të Kryeministrit Kurti, duke pasur të votuar Programin qeverisës ku e zeza mbi të bardhë ishte e qartë se s’ka dialog pa parime, se s’ka cënim të sovranitetit, integritetit dhe shtetësisë së Republikës së Kosovës, Presidenti Thaçi e dinte se planet e tij s’mund të realizohet me këtë qeveri.
Duke pasur të qartë se me Albin Kurtin kryeministër nuk ka pazare me Serbinë, se s’ka plane me harta e se ai nuk është faktori vendimmarrës pa kushte, filloi Plani B. Presidenti u rikthye edhe një herë tek ata që dhe e bënë president, tek aleati i tij LDK.
Më 25 mars me iniciativë të LDK-së, u votua në Kuvend Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, Qeverisë Kurti.
Më 3 qershor 2020, pas ndërhyrjeve direkte të presidentit Thaçi, me favorizime antikushtetuese, me vizita pas mesnate në shtëpi të deputetëve u votua qeveria e tij, Qeveria e udhëhequr formalisht nga Hoti që për herë të parë ka në kabinet edhe një zëvendësministër të Listës Serbe.
Më 5 qershor, Qeveria Hoti aprovon Programin Qeverisës ku fare nuk e përmend se është përgjegjësi e plotë e Qeverisë udhëheqja e dialogut, duke hapur kështu edhe formalisht rrugën për presidentin Thaçi.
Më 6 qershor, Qeveria jo legjitime shfuqizon vendimet e Qeverisë Kurti për reciprocitet me Serbinë. Ky vendim i Qeverisë Hoti përshëndetet menjëherë nga Thaçi, Vuçiq e Daçiq.
Pra nga 6 mars deri me 6 qershor, për vetëm tre muaj LDK nga Aprovimi i Programit Parimor të Qeverisë Kurti, nga të qenit pjesë e një Qeverie që ka buruar nga vullneti i qytetarëve, në mënyrë demokratike me zgjedhje të lira, kaloi te heqja e reciprocitetit me Serbinë dhe formimit të një Qeverie jo legjitime me AAK, Lista Serbe, Nisma e të tjerët, te Qeveria e Thaçit.
Nga reciprociteti me Serbinë tek nënshtrimi ndaj Serbisë akoma pa filluar dialogu, kjo pra është Qeveria jo legjitime, që kot dhe po i bënë planet me presidentin e saj. Plane që s’do mund të realizohen, sepse qytetarët edhe një herë do t’ua tregojnë vendin“, ka shkruar Nagavci. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët