Site icon Telegrafi

Nadal është tërhequr nga turneu i Montreal: Për momentin po mendoj vetëm për shëndetin

Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka vendosur të mos marrë pjesë në Masters në Montreal dhe arsyeja është se dëshiron t’i japë më shumë kohë trupit të tij për t’u rikuperuar.

Pas një dëmtimi në Wimbledon, për shkak të të cilit u dorëzua pa luftë në ndeshjen gjysmëfinale ndaj australianit Nick Kyrgios, Nadal është rikthyer në stërvitje pak ditë më parë, por i duhet më shumë kohë që periudha e rikuperimit të kalojë pa problem.

Mediat spanjolle shkruajnë se Nadal ka ndjerë një shqetësim të lehtë gjatë stërvitjes të së enjtes dhe në këtë drejtim ka vendosur që nuk dëshiron të luajë në turneun e ardhshëm, edhe pse e kishte planifikuar një gjë të tillë.

“Shpresoj të luaj përsëri në Montreal, një turne që e dua dhe që e kam fituar pesë herë, para një publiku që më ka mirëpritur gjithmonë. Nuk kam zgjidhje tjetër veçse të mendoj për shëndetin tim në këtë moment”, ka thënë Nadal.

Turneu në Montreal do të luhet nga 7 deri më 14 gusht. Nadal fitoi tituj në këtë turne në 2005, 2008, 2013, 2018 dhe 2019. /Telegrafi/

Exit mobile version