LAJMI I FUNDIT:

Myslimanët në të gjithë botën përgatiten për muajin e shenjtë të Ramazanit – pamje përmes disa fotografive

Myslimanët në të gjithë botën përgatiten për muajin e shenjtë të Ramazanit – pamje përmes disa fotografive

Muaji i shenjtë i Ramazanit do të fillojë dhe besimtarët myslimanë në të gjithë globin janë të zënë me përgatitjet për periudhën e agjërimit që nga agimi deri në muzg – dhe jo vetëm kaq.

Dhe për këtë ata kanë përgatitjet e fundit, përgatitje të cilat ua sjellim përmes disa fotografive të publikuara nga DailySabah – nga disa vende të botës – përcjell Telegrafi.

Një shitës i ullinjve në një tezgë të produkteve të freskëta në tregun al-Zawya në Gaza City, Rripin e Gazës, Palestinë, 7 prill 2021
Një grua blen ushqime në një dyqan përpara muajit të shenjtë të Ramazanit në Peshawar, Pakistan, 5 prill 2021.
Shitësit shesin fenerë tradicionalë përpara Ramazanit në Ramallah, Bregun Perëndimor, 8 prill 2021.
Njerëzit blejnë në Pazarin e Erëzave (Pazarin Egjiptian) përpara Ramazanit, në Stamboll, Turqi, 7 prill 2021.
Njerëzit blejnë thasë me miell gruri nga një shitore e drejtuar nga qeveria, e cila ofron çmime të posaçme zbritje për muajin e ardhshëm të Ramazanit, në Peshawar, Pakistan, 7 prill 2021.
Pjekësit afganë përgatisin ëmbëlsira në një furrë tradicionale përpara muajit të ardhshëm të Ramazanit, në Kabul, Afganistan, 7 prill 2021.
Njerëzit blejnë ushqime dhe furnizime në një supermarket në Sanaa, Jemen, 6 prill 2021, ndërsa përgatiten një javë përpara Ramazanit.
Familjet mblidhen në një varrezë për të bërë lutjet në të Premten e fundit para fillimit të Ramazanit në Yogyakarta, Indonezi, 9 prill 2021.
Baklava, një ëmbëlsirë tradicionale turke, po përgatitet në një furrë buke në Gaziantep, Turqinë juglindore, më 8 prill 2021.
Një shitës ambulant shet hurma përpara muajit të ardhshëm të Ramazanit, në Kabul, Afganistan, 7 prill 2021.
Njerëzit blejnë kapele tradicionale, rruaza lutjeje dhe sende të tjera në përgatitje për muajin e ardhshëm të Ramazanit, në Peshawar, Pakistan, 8 prill 2021.
Një autobus kalon pranë një stende dyqanesh me fenerë tradicionalë të Ramazanit në Kajro, Egjipt, 8 prill 2021.
Njerëzit marrin ndihmë nga organizatat bamirëse turke përpara Ramazanit, në rajonin e Brakna, Mauritania, 9 prill 2021.

Në trend Botë

Më shumë
Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Evropa
Tusk: Rusët po planifikojnë aksione terroriste në Evropë, duke vendosur eksplozivë në aeroplanë

Tusk: Rusët po planifikojnë aksione terroriste në Evropë, duke vendosur eksplozivë në aeroplanë

Evropa
Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Evropa
U vlerësuan si

U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri

Evropa
Zelensky me një ofertë të drejtpërdrejtë për Kim Jong Un pas kapjes së ushtarëve koreano-veriorë

Zelensky me një ofertë të drejtpërdrejtë për Kim Jong Un pas kapjes së ushtarëve koreano-veriorë

Botë
Po udhëtonte nga Parisi në Boston, në aeroplanin e aviokompanisë Air France ndërron jetë një pasagjer

Po udhëtonte nga Parisi në Boston, në aeroplanin e aviokompanisë Air France ndërron jetë një pasagjer

Evropa
Kalo në kategori