Myrto Uzuni është i pandalshëm këtë sezon në La Liga 2, ku edhe sot ka gjetur rrjetën.
Granada fitoi 3-1 si mysafir i Burgos dhe ka ruajtur vendin e tretë me 54 pikë.
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare shënoi pikërisht golin e avantazhit në minutën e 84-t për 2-1.
Le ⚽️ de M. Uzuni qui donne la victoire aux siens (18ème but)
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) March 4, 2023
Ky është goli i 18 sezonal për Myrto Uzunin, që kryeson bindshëm renditjen e golashënuesve, me plot shtatë gola më shumë se ndjekësi më i afërt.
Sipas statistikave të Sofascore, ai kishte një goditje në portë, tri duele të fituara dhe nëntë pasime të sakta.
Golat e sulmuesit janë një lajm mjaft i mirë edhe për përzgjedhësin Sylvinho, që pritet ta fitojë për ndeshjen ndaj Polonisë më 27 mars. /Telegrafi/