Dëgjueset pa tela janë bërë jo vetëm trend por edhe nevojë në ditët e sotme. Muzika është pjesë e pandashme e rutinës, pasi ju motivon, ju disponon e në të njejtën kohë ju qetëson. Shumë nga ju preferoni ta dëgjoni me zë shumë të lartë e kjo mund të dëmtojë veshët tuaj, prandaj përzgjedhja e kufjeve duhet të bëhet me kujdes.

Me një dizajn fantastik, ngjyrë të zezë dhe kuti personale, Telegrafi Deals, sjellë për ju dëgjuese Xiaomi Redmi Buds 3 Pro, të zeza. Këto dëgjuese janë praktike dhe moderne kanë teknologji bluetooth versioni 5.2 dhe lidhje USB-C. Këllëfi ka funksion karikues dhe bateria qëndron 6 orë pa këllëf dhe 28 orë me këllëf. Impedanca e tyre është 32 omë dhe mikrofoni është i integruar.

Xiaomi Redmi Buds 3 Pro, në pako kanë edhe goma rezervë, ndërsa ju mund t’i blini me zbritje nga çmimi 84.50 euro64.50 euro, mjafton të shfrytëzoni kodin TelegrafiDeals.