Ajo u bë e famshme falë pjesëmarrjes në spektaklin e talenteve “X Factor Albania 2” – ishte befasia më e këndshme e tij edicioni. Vetëm 11 vjeçe në atë kohë, Kanita u nis me dëshirën për të filluar një rrugëtim muzikor, që do të rezultonte më pas shumë i suksesshëm, dhe një ogur i mirë për karrierën e saj në vazhdimësi.
Tani më ajo nuk mbahet mend si Kanita e vogël, por këngëtarja e re e cila po mahnit publikun me paraqitjet e saj dhe këngët që i përkasin një trendi bashkëkohor. Së fundmi, ajo ka sprovuar veten me pjesëmarrjen në Festivalin e RTSh-së që mbahet në datat 19, 20 dhe 22 nëntor 2019.
“Ankth” titullohet kënga e saj konkurruese, e cila në rast fitoreje mund të jetë përfaqësimi i Shqipërisë në “Eurovision” vitin e ardhshëm. Në një intervistë për Telegrafin, Kanita vjen këtë për të na rrëfyer më shumë rreth kësaj dëshire për ta prekur “Eurovision”-in, rrugëtimin e saj jetësor dhe artistik si dhe arsyen pse vendosi që kësaj radhe të prek një temë të ndjeshme – në atë që njihet si shqetësimi më i madh i momentit për njerëzimin.
Ndonëse për fat të mirë nuk është e prekur nga një ndjenjë e tillë, duket se muzika për momentin është “ankthi” i vetëm për të, që nuk “e lë të qetë” dhe e shoqëron ngado…
Kanita, “Ankth” është përzgjedhja juaj për Festivalin e Këngës në RTSh. Na fol pak në detaje rreth kësaj kënge?
Prej momentin që vendosa të marr pjesë në festival, gjëja e parë që më erdhi në mend ishte që: ‘Në rregull, unë do të marr pjesë por kësaj here dua një këngë me temë sociale nga që unë dua të përçoj një mesazh. Dhe falënderoj shumë Lindonin që në mënyrën më të mirë e shprehu atë në vargje, gjithashtu dhe producentin Boban Apostolov për këngën e cila më pëlqeu që në dëgjim të parë.
https://www.youtube.com/watch?v=g188QvjsVPE
Përse zgjodhe pikërisht këtë këngë dhe cili është mesazhi i saj?
Si faktor i shekullit XXI ku rreth e rrotull meje njerëz të shumtë si gjenerata të larmishme të prekura nga ankthi më shtynë të mendoj për këtë të themi “sëmundje”. Besoj që dëgjuesit ta marrin mesazhin kur ta dëgjoj e këngën pasi që të gjithë vuajmë në një mënyrë apo tjetër, por e mira është që gjithçka ka shërim.
Si lindi ideja për të marrë pjesë në Festivalin e RTSh-së, dhe deri ku shkojnë synimet tuaja në edicionin e sivjetmë?
Producentët e festivalit më ftuan të marr pjesë dhe e pranova me kënaqësi. Më e rëndësishmja për mua është që kënga të pëlqehet dhe dëgjohet nga publiku.
Siç e dimë të gjithë kënga fituese përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision”. Çfarë do të thotë “Eurovisioni” për ty? Ka qenë një ëndërr e jotja e kahmotshme?
Sigurisht është një festival i madh, por është edhe një përgjegjësi e madhe ngaqë të gjithë duam që ta përfaqësojmë vendin tonë në mënyrën më të duhur.
Ndërkohë, gjatë vitit keni qenë shumë aktive në muzikë duke publikuar dy bashkëpunime të cilat janë pritur shumë mirë nga publiku. Sa jeni ndarë e kënaqur me punën tuaj për këtë vit që po lëmë pas?
Ky vit ishte i suksesshëm kam bërë dy bashkëpunime që janë pëlqyer, por edhe kemi punuar shumë për vitin e ardhshëm që besoj do të jetë ende më i mirë.
“S’jemi ne” ishte një tjetër sukses i jashtëzakonshëm për ju vitin e kaluar. Sa jeni e kënaqur me të arriturat e kësaj kënge, ani pse ajo nuk ishte finaliste e festivalit ku konkurroi?
Jam shumë e lumtur që njerëzit e kanë pëlqyer këngën s’jemi në dhe për suksesin që kishte, kështu që e rëndësishmja për mua ishin votat e publikut.
Cilat janë planet tua për vitin 2020?
Po punojmë tërë kohën këngë të reja, kemi shume demo të cilat vijnë shumë shpejt.
për festat e fundvitit ke bërë plane? Do të jesh e angazhuar me koncerte? Apo do t’i shijosh me familje?
Ende nuk e kam vendosur si do t’i festoj, zakonisht i festoj me familjen ose shoqërinë.
Një ditë e zakonshme e Kanitës, si nis, si vazhdon dhe si përfundon?
Varet dita prej dite, ndonjëherë jam më e angazhuar po një ditë e thjesht e imja është: Zgjohem në mëngjes, shkoj në shkollë, pastaj në palestër, zakonisht në studio dhe prapë në shtëpi.
Thënia juaj e jetës?
“Askush nuk është Ti, dhe kjo është fuqia jote”.
Kanita, faleminderit shumë që ishe pjesë e kësaj interviste. Për fund cili do të ishte mesazhi yt për lexuesit e Telegrafit?
Faleminderit shumë edhe juve, dhe urime festat e fundvitit të gjithëve, shumë shëndet dhe lumturi në vitin tjetër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Një copë bukë, gjithmonë me buzëqeshje", mediumi italian shkruan për shqiptarin nga Malisheva që humbi jetën në aksident trafiku
Deco refuzon ta transferojë super yllin te Barcelona
Para ndeshjes Rumani-Kosovë, publikohen rregulla strikte
Është legjendë e boksit, por Mike Tyson do të fitojë shumë më pak se Jake Paul
Anisa Veseli hyn të premten në Big Brother VIP Kosova?
Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Mbappe nuk po luan për Francën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë