Shkodran Mustafi ‏ ka shprehur gëzimin e tij pas fitores së Arsenalit në Ligën e Kampionëve.

Topçinjtë ishin fantastikë në triumfin prej 6-0 kundër Ludogorets Razgrad, në ndeshjen e vlefshme për Grupin A.


“Çfarë ndeshjeje! Fitorja prej 6-0 kundër Ludogoretsit në shtëpi...”, ka shkruar mbrojtësi shqiptar.

Pas kësaj fitoreje, Arsenali është në krye të grupit me shtatët pikë, aq sa ka edhe Paris Saint-Germaini që ndodhet një vend më poshtë. /Telegrafi/

telegrafi sport app