Mbrojtësi gjerman, Shkodran Mustafi, thotë se Italia ka luajtur mirë sidomos pas pjesës së dytë.

Mbrojtësi me prejardhje shqiptare luajti gjithë ndeshjen dhe lavdëroi edhe sulmuesin e ri italian Andrea Belotti.


“Italia ishte shumë e fortë edhe në Euro dhe gjithmonë është e tillë”.

“Kjo është ndeshje që nuk është e lehtë asnjëherë, por më pjesën e parë luajtëm mirë, ndërsa në të dytën Italia mori kontrollin”.

“Andrea Belotti është një shembull i sulmuesit sepse di të vendoset dhe e di çfarë do”, ka thënë Mustafi.

Ai ka folur edhe për periudhën e tij te Sampdoria ku ka thënë se është larguar i mërzitur pasi e donte atë vend. /Telegrafi/

telegrafi sport app