Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shkruar në Facebook se Kosova sapo mori çmimin "Qeveria më e mirë në Evropën Juglindore për mbështetjen e ndërmarrësisë”.

Postimi i kryeministrit Mustafa:


"Një lajm i mirë për Kosovën nga ministrja Hykmete Bajrami,

Në Forumin Botëror që po mbahet në Stamboll, Kosova sapo mori çmimin: "Qeveria më e mirë në Evropën Juglindore për mbështetjen e ndërmarrësisë" i ndarë nga Forumi Botëror i Investitorëve Engjëj" (World Business Angels Forum)" (sic), ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

qeveria e ks