Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një tubim zgjedhor në Vrellë të Istogut ku nga këtu u kërkua që në raundin e dytë të 19 nëntorit të votohet kandidati Haki Rugova ndërsa paralajmëruarn zgjedhje të reja në nivel vendi në pranverë.
Për t’i dhënë mbështetje kandidatit të LDK-së në Istog ka shkuar edhe kreu i partisë Isa Mustafa, deputeti Kujtim Shala, kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri, deputeti Armend Zemaj si dhe Alush Gashi.
Kryetari i LDK-së Isa Mustafa është shprehur i lumtur që gjendet në Istog për t’i dhënë mbështetje Rugovës e që sipas tij edhe kësaj radhe do të korrë fitore sikurse herave tjera.
Madje kreu i LDK-së tha se projektet e Rugovës do të implementohet nga qeverisja, e cila së shpejti do të udhëheqet nga LDK-ja.
Në fjalën e tij Mustafa nuk ka harruar ta përmend liderin historik të LDK-së Ibrahim Rugova, por edhe ish-kryetarin e ndjerë të kësaj komune Fadil Ferati.
“Këto vlera ne i ndajmë së bashku prandaj as Istogu e asnjë vend tjetër nuk meritojnë vlera tjera. Të tjerët mund ta kenë vendin tjetërkund për të drejtuar mund të kenë bizneset e tyre për të cilat ne sot nuk do të përzihemi, por Isotgu meriton njerëz të profilit të Haki Rugovës. Prandaj unë jam sonte këtu jo që të arsyetojë programin qeverisës së Haki Rugovës, sepse e ka prezantuar para jush i cili është i shkëlqyeshëm por që nuk do të implementohet në këtë qeverisje, por në një qeverisje tjetër. Prandaj edhe atë duhet ta dini se edhe kjo qeverisje i ka ditët e numëruara dhe Haki Rugova e ka përkrahjen e plotë të Qeverisë, e cila do të del në mënyrë burimore nga vullneti i shumicës në Kosovë dhe ky vullnet d të del me në krye LDK-në”, tha Mustafa.
Mustafa u ka bërë thirrje qytetarëve të Istogut që më 19 nëntor të dalin masovikisht dhe ta votojnë njeriun me vlera siq është Haki Rugova.
Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Istogut Haki Rugova tha se fitorja e LDK-së më 19 nëntor do të jetë shumë e fuqishme. Ai madje paralajmëroi fitore të LDK-së në nivel vendi qysh në pranverë.
“Jam thellë i bindur që fitorja e LDK-së në Istog do të jetë shumë e fuqishme . unë kërkoj falje që jemi këtu ku nuk zë shumë njerëz sepse do të kishte shumë më shumë njerëz por ne kemi filluar palestrën këtu por shpresojmë që kah pranvera të tubohemi sërish këtu me fitoren e ardhshme të LDK-së në nivel shteti. Kosovës i duhet fitorja e LDK-së. Nuk e kam pritë një garë aq të keqe, Istogut nuk i ka hije që njerëz që shpifin t;iu udhëheqin, ne nuk jemi të tillë, ne e kemi kulturën tonë, kemi moralin tonë edhe tradicional. Ky është mesazhi i Ibrahim Rugovës dhe Fadil Feratit”, tha Rugova.
Ai tha se do të implementohen projektet e tij si për punësim të të rinjve, turizëm duke premtuar se të gjitha ato do të realizohen.
Rugova tha se fitorja e LDK-së në Istog është shumë e rëndësishme për tërë Kosovën, duke shtuar se e ka mbështetjen edhe të kreut të partisë Isa Mustafa.
Ai i ka ftuar të gjithë që më 19 nëntor të vijnë në Istog për të festuar fitoren e LDK-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Në platformën e-Kosova lansohet shërbimi i ri, qytetarët e rajonit të Prishtinës mund të paguajnë faturat për mbeturina

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania